Rossi i tepërt tek Yamaha, “Doktori” drejt largimit

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 14:22 | Sporte të tjera
Rossi i tepërt tek Yamaha, “Doktori” drejt largimit

Piloti legjendar i Moto Grand Prix, Valentino Rossi, nuk do të ketë më vend tek yamaha për sezonin që nis së shpejti.

Skuderia japoneze e garave me motorë, pasi rinovoi me pilotin Maverick Vinales ka zgjedhur t’i besojë pilotit francez, Fabio Quartararo për të ardhmen. Kjo ka bërë që shtatë herë kampioni i Botës të jetë i tepërt tek Yamaha, me largimin është që duket i pashmangshëm.

“Doktori”, i cili në muajin shkurt feston 40 vjetorin e lindjes, sheh të mundshëm shkëmbimin e vendeve me Quartararon duke iu bashkuar skuaderisë “Petronas” por për legjendën italiane, edhe tërheqja përfundimtare është një mundësi, nëse sheh se nuk do të jetë mjaftueshëm konkurrues për titullin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos