Sportistët e Kosovës i nisin me cigare eliminatoret e Europianit!

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 11:59 | Sporte të tjera

Jo vetëm në futboll, por Kosova ka pasur suksese edhe në sportin e futsallit. Kjo përfaqësuese do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Europian “Euro 2022”, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në Gjeorgji.

Megjithatë, pamje të papranueshme janë shpërndarë nga “KosovaPress” para nisjes së lojtarëve dhe stafit në Gjeorgji. Disa prej lojtarëve janë fotografuar duke tymosur cigare në ambientet e aeroportit “Adem Jashari”.

Në këto eliminatore, Kosova do të ndeshet me Austrinë, Gjermaninë dhe Gjeorgjinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos