Pamjet e frikshme në rally, kampioni i botës shpëton mrekullisht në Monte Karlo

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 18:44 | Sporte të tjera

Momente frike në Monte Karlo për kampionin e botës të rally, estonezin Otty Tanak.  

Piloti së bashku me ndihmësin e tij Martin Jarveoja  po përballonin etapën e parë të kampionatit të botës, çmimin e madh të Monte Karlos, kur në një kthesë makina  e tij Hyundai i20, me të cilën në fakt po debuton pas triumfit e vitit të kaluar me Toyota, doli jashtë rruge.   

Otty Tanak dhe Martin Jarveoja

Pamjet janë vërtetë të frikshme, sepse automjeti duket sikur bie në humnerë, por fatmirësisht poshtë ndodhej një rrugë tjetër ku mjeti u përplas me rreth 120 kilometra në orë.

Gjendja e Hyundait pas aksidentit

Makinat rally janë të pajisura me elementët e sigurisë më të lartë, gjë që mundësoi shpëtimin e dy pilotëve, që dolën nga mjeti i shkatërruar pa dëmtime serioze, të gatshëm ndoshta edhe për garën e radhës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos