Rrëmbim, avion i prishur… Kodet sekrete të stjuardesëve që nuk dëshironi t’i dëgjoni kurrë gjatë një fluturimi

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 15:18 | Lifestyle
Rrëmbim, avion i prishur… Kodet sekrete të stjuardesëve

Stjuardesat kanë një sërë kodesh sekrete për të diskutuar se çfarë po ndodh pa shkaktuar panik te pasagjerët. Nëse dëshironi të dini saktësisht se çfarë lloj rreziku po përballeni, është e dobishme të dini kodet sekrete të përdorura nga stafi.

Kjo është një fjalë që nuk do të dëshironit kurrë të dëgjoni…bëhet fjalë për kodin “pan-pan”, që do të thotë se diçka është prishur. Disa nga kodet janë numra në vend të fjalëve.

Numri “7500” është kodi që aeroplanët dërgojnë kur ndodh një rrëmbim! Po aq i keq është kodi ” 7700 ” , pasi ky është sinjali i përgjithshëm për emergjencat, ndërsa kodi “7600” është mënyra e një avioni për të thënë se ka humbur kontaktin me kullën e kontrollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos