Rrëshqitje masive dherash pranë kodrës së Currilave në Durrës, bllokohet qarkullimi

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 11:43 | Bota


Reshjet e orëve të fundit të shiut kanë rikthyer rrëshqitjet e dherave nga kodra e Currilave në Durrës.

Një masiv dheu ka rënë gjatë orëve të mëngjesit duke bllokuar njërin kah të rrugës. Fatmirësisht përveç problematikës në qarkullim, nuk ka shkaktuar dëme të tjera.

Ndërmarrja e shërbimeve në Durrës ka nisur pastrimin e rrugës, ndërsa zona paraqet problematikë të rënies së dherave sa herë që ka reshje shiu me intensitet ose që zgjasin për disa ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos