Rrezikon arrestimin, Navalny tenton rikthimin në Rusi

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 16:36 | Bota
Rrezikon arrestimin, Navalny tenton rikthimin në Rusi

Kundërshtari më i madh i Valdimir Putin, po kthehet në Rusi. Lideri i opozitës, Alexei Navalny, ka vendosur që të udhëtojë drejt Moskës për herë të parë që prej helmimit me agjent nervor Novichok, që gati e vrau atë.

Ai akuzon Kremlinin dhe vetë Putin se qëndron prapa tentativës për t’i marrë jetën. Një akuzë që mbështetet nga një investigim gazetaresk por që mohohet nga qeveria e Rusisë.

Navalny mund të arrestohet pas kthimit nga Gjermania ku është mjekuar. 44-vjeçari është paralajmëruar nga autoritetet se mund të burgoset pasi nuk u paraqit në shërbimin e provës në afatin e caktuar në muajin dhjetor.

Opozitari është dënuar nga drejtësia për përvestim fondezh, por Navalni pretendon se gjykimi ishte politik. Ai u ka bërë thirrje mbështetësve që ta presin në aeroport. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos