
Kur kanë mbetur më pak se një muaj nga nisja e Olimpiadës së Tokios, zyrtarët japonezë janë duke diskutuar në lidhje me numrin e spektatorëve që do të lejohen mes pandemisë së koronavirusit.
Spektatorët nga jashtë Japonisë nuk do të lejohen, ndërsa ekspertët janë shprehur se zhvillimi këtij kompeticioni pa spektatorë tashmë është një opsion i mundshëm.
“Ne shpresojmë që Covid-19 të mos përhapet dhe pesha të mos bjerë mbi stafin shëndetësor. Për këtë arsye, si ekspert, unë bëra një propozim për rreziqet dhe çfarë masash mund të marrim”, tha Omi Shigeru, shefi i Task Forcës për koronavirusin.
Të premten, Omi Shigeru dhe ekspertë të tjerë paraqitën propozimet e tyre tek organizatorët e Lojërave të Tokios dhe te qeveria.
Ata paralajmëruan një rritje të mundshme të rasteve në korrik dhe në gusht edhe nëse procesi i vaksinimit do të vijojë normalisht në të gjithë Japoninë. Gjithashtu, ata theksuan se variantet e reja që janë më të transmetueshme mund të përshpejtojnë përhapjen e infeksionit. Propozimet rekomandojnë kufizime më të rrepta se aktualisht nëse spektatorët vendas do të lejohen gjatë Lojërave Olimpike. Ekspertët kanë propozuar që spektatorët të ndalohen të lëvizin jashtë qyteteve të tyre. Po ashtu, ata propozojnë se në rast të shtimit të infektimeve, qeveria të ndalojë menjëherë pjesëmarrjen e spektatorëve në ngjarjet sportive.
Kreu i komitetit organizativ ka thënë se propozimi do të diskutohet menjëherë, Hashimoto Seiko. “Bazuar mbi propozimet, shpresoj që të zhvillohen diskutime të hollësishme nga ekspertët në mënyrë që të Lojërat të jenë të sigurta për të gjithë”. Zyrtarët e Olimpiadës dhe qeveria pritet të marrin vendimin për tifozët vendas gjatë javës së ardhshme. (A2 Televizion)