
Vllaznia gjeti moralin që mungonte prej rikthimit nga pandemia me fitoren ndaj Kukësit dhe tashmë shkodranët shpresojnë të shmangin vendin e 8 që do t’i rrezikonte qëndrimin në superiore.
Dy javë nga fundi, kuqeblutë përballen me Partizanin në kryeqytet, ndeshje e cila sipas trajnerit Dedja, duhet vlerësuar njësoj si një javë më parë.
Vllaznia do të varet edhe nga ndeshja që Bylis do të ketë përballë Tiranës në javën e fundit, por përtej saj ajo që është më e rëndësishme, sipas trajnerit shkodran, është fitorja fillimisht me Partizanin.
Sa i përket duelit direkt për mbijetesë, rivalët e Bylis do të ndeshen me Luftëtarin në javën e parafundit e më pas i pret sfida me kampionët në kryeqytet. (A2 Televizion)