Rriten infektimet, shtyhet sërish maratona e Wuhanit

Nga A2 CNN
24 Tetor 2021, 11:47 | Bota
Rriten infektimet, shtyhet sërish maratona e Wuhanit

Maratona e Wuhan 2021, e cila pritej të zhvillohej sot, është shtyrë pas një rritje të rasteve të reja me Covid-19 në Kinë.

Vendimi erdhi disa orë para startit dhe komiteti organizativ tha se do të rimbursojë tarifat e regjistrimit të rreth 26,000 vrapuesve që ishin regjistruar për të marrë pjesë në garën në qytetin që simbolizon nisjen e pandemisë.

Kina ka raportuar 26 raste të reja të brendshme me Covid-19, një vatër që vë në provë qasjen "zero tolerancë" të vendit pak më shumë se 100 ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos