Banorët e qytetit Fuzhou në Kinë kanë përjetuar disa momente paniku pasi një rrotë panoramike, e ngjashme me “London Eye” që po ndërtohej pranë liqenit Jin’an, papritmas u shkatërrua brenda pak sekondash.
Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë që fatmirësisht, asnjë prej punëtorëve që ishte angazhuar për montimin e saj nuk mbeti i lënduar.
Autoritetet kanë nisur një hetim për ngjarjen, për të parë nëse aksidenti ishte i qëllimshëm. (A2 Televizion)