
Me 785 persona aktivë të zyrtarizuar si të infektuar me Covid-19, qarku i Elbasanit prej javësh po njeh çdo ditë rritje të personave të infektuar.
Duke pasur parasysh fluksin e telefonatave si dhe ekzaminimeve që kërkohen të bëhen si në institucionet shtetërore te shëndetit ashtu dhe në klinikat private, numri i personave të prekur me Covid, mendohet të jetë disa herë më i lartë.
Për këtë arsye, ashtu si shumica e spitaleve rajonale, edhe ai i Elbasanit ka marrë masat që në një skenar të mundshëm të trajtojë pacientët me Covid.
Ndërkohë, shifrat gjithnjë e në rritje të infektimeve duket se nuk kanë ndërgjegjësuar sa duhet banorët e Elbasanit, të cilët ndonëse në ambiente të hapura detyrohen të mbajnë maskën, në lokale dhe restorante nuk ruajnë asnjë distancim. (A2 Televizion)