Rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 14:29 | Ballkani
Rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raporton se 3 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 54 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin fqinj.

Viktima janë nga qytetet e Kumanovës, Prilepit dhe Shkupit dhe vuanin dhe nga të paktën një sëmundje bashkëshoqëruese.

Lajmi i mirë që vjen nga Maqedonia e Veriut është se në ditën e fundit u regjistruan vetëm 18 raste të reja me Covid-19, nga 1225 persona të infektuar që ka në total.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar edhe për tre viktima nga koronavirusi.

Në kuadër të masave mbrojtëse qeveria ka vendosur që nga 21 prilli, të ndalohet transportimi i organizuar i udhëtarëve në Komunat e Tetovës dhe Prilepit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos