Koronavirusi, vetëizolohet kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 19:56 | Ballkani
Koronavirusi, vetëizolohet kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka vendosur të vetëizolohet në shtëpinë e tij, pas konsultës që ka pasur dhe me ekspertët, për shkak të takimit që ka pasur një ditë më parë me kryetarin e komunës së Kumanovës, Dimitrievski, i cili u raportua si pozitiv me koronavirusin e ri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spasovski tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se vendimi për t’u izoluar vjen vetëm si masë paraprake. Ai shtoi se qeveria do të vijojë të funksionojë normalisht dhe se do t’i kryej funksionet e tij nga shtëpia

“Qeveria do të funksionojë pa pengesë përmes video-konferencave dhe do t’i kryejmë të gjitha detyrimet dhe prioritetet në këto kushte të jashtëzakonshme. Shtabi i krizës dhe Qeveria, si në ditët e kaluara do të mblidhen çdo ditë përmes video-lidhjeve”, shkruan Spasovski.

Po ashtu për të njëjtën arsye është vendosur në vetëizolim dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos