Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 18:36 | Ballkani
Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në

Ka shkuar në 1170 numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar në këtë bilanc edhe 53 rastet e reja që u regjistruan në 24 orët e fundit.

Qytetet më të prekura nga pandemia e Covid-19 vijojnë të jenë Shkupi, Kumanova dhe Prilepi. Deri tani virusi është përhapur në 21 qytete të Maqedonisë së Veriut dhe mosha më e prekur është ajo mes 50 dhe 59 vjeç.

Në 24 orët e fundit 25 persona të tjerë janë shëruar nga kjo sëmundje, duke e çuar numrin total të pacientëve që e kanë fituar luftën përballë koronavirusit, në 164.

Autoritetet kanë bërë me dije se po mendojnë të lirojnë disi masat shtrënguese duke filluar nga ditët e para të muajit maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos