
Muzeu Kombëtar i Pavarësisë është ndër destinacionet kryesore të paketës turistike të Vlorës. Me investimet e kryera së fundmi, numri i vizitorëve po shënon rritje të vazhdueshme dhe pritet që përgjatë gushtit, fluksi i vizitorëve të arrijë nivelet e viteve të para pandemisë.
Por drejtuesit e muzeut e kanë konceptuar vizitën në këtë destinacion jo vetëm si një vizitë ku mund të njihesh me historinë e pavarësisë së vendit, por me synimin që Muzeu i Pavarësisë të jetë një mini qendër kulturore.
Gjithashtu në të ardhmen e afërt pritet që muzeut t’i shtohen edhe disa ciceronë të veçantë, të cilët tanimë kanë nisur trajnimin.
Ndërkohë, gjatë vjeshtës së këtij viti Muzeu i Pavarësisë në Vlorë pritet të ketë aktivitete në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë. (A2 Televizion)