Rritet papunësia, gjetja e një pune ende sfidë për qytetarët

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 15:59 | Sociale
Rritet papunësia, gjetja e një pune ende sfidë për

Gazmir Myftari, 38 vjeç, prej gati tri vitesh mbetet në kërkim të një pune. Pas disa herë përpjekjesh, kjo e sotmja mund të jetë hera e fundit që Gazmiri shkon në zyrën e punës në kryeqytet.

“Kam ardhur disa herë, më thonë të aplikoj në e-Albania. Në familje jetojmë me 18 mijë lekë në muaj, që fiton nusja”, thotë ai.

Me shpresën se zbutja e masave kufizuese si pasojë e pandemisë Covid-19 do të rihapë masivisht aktivitetet, Xhevahire Rustemi ka ardhur në këtë zyrë pune për vajzën e saj. “Kam ardhur bashkë me gocën, sot është dita e parë e aplikimit”, thotë ajo.

Blerina është një tjetër punëkërkuese, e cila pas një eksperience si vullnetare, kërkon të fitojë të ardhura dhe të zhvillojë profesionin e saj.

“Kam kryer kursin profesional për operatore sociale, kam punuar vullnetare, por nuk kam gjetur punë, më thonë se procesi zgjat”, dëshmon ajo.

Ndonëse sipas shifrave, ekonomia po rimëkëmbet, papunësia po tregon të kundërtën këtë vit. Sipas Institutit të Statistikave, në tre muajt e parë të këtij viti ajo u rrit më 0.5 për qind krahasuar me një vit më parë dhe 0.1 pikë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku të rinjtë mbeten grupmosha më e prekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos