Rritja e çmimeve, Berisha: Protesta po kthehet në uragan

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 14:13 | Bota
Rritja e çmimeve, Berisha: Protesta po kthehet në uragan

Ish-kryeministri Sali Berisha foli jashtë sallës së Kuvendit për rritjen e çmimeve dhe shprehur mbështetjen për mijëra persona që dolën një ditë më parë në protestë.

Ai u shpreh se protestat po merr tashmë formën e një “uragani”, ndërsa i bëri thirrje qeverisë të reagojë menjëherë, duke marrë këtu shembull edhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

“Në mbarë Shqipërinë do të mbahen protesta. Ndërgjegjja qytetare është zgjuar më fuqishëm se kurrë. Protesta po merr përmbajtjen e një uragani dhe ka mbështetjen e popullit të opozitës. Kauza e saj lidhet me ekzistencën e qytetarëve dhe familjen shqiptare, të cilat korrupsioni i kësaj qeverie i ka shtyrë drejt niveleve të frikshme të varfërisë.

Maqedonia e Veriut nuk nxjerr asnjë litër naftë, nuk ka porte, por çmimi i naftës aty dje ka qenë 1,3 euro. Po kështu, Maqedonia hoqi TVSH-në nga të gjitha ushqimet, ngriu fitimin për bukën dhe një seri produktesh të tjera për një afat. Kosova, nga ana tjetër, ka bërë të njëjtën gjë”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos