
Një tallje për qytetarët, e përkufizon paketën anti-krizë Jorida Tabaku, sipas të cilës masat e prezantuara nj
Deputetja demokrate Jorida Tabaku e ka cilësuar qesharake paketën antikrizë të prezantuar një ditë më parë nga qeveria shqiptare, duke theksuar se nuk lehtësojnë qytetarët. Sa i përket krizës energjetike sipas Tabakut, qeveria i ofroi shqiptarëve vetëm rritje çmimi dhe asnjë masë për përballimin e saj.
“Paketa në fakt ishte shumë më e ulët sesa ajo që u prezantua në 3 mujorin e fundit përveç periudhës së verës kur nuk kishte paketë. Nuk kishte një masë konkrete për energjinë elektrike, e vetmja masë që u propozua ishte rritja e çmimit të energjisë elektrike”.
Tabaku u ndal tek rritja e pagës minimale, për të cilën thotë së i biznesit.
“Kishte një propozim të rritjes së pagës minimale, por qeveria harron që pagën minimale nuk e rrit qeveria, por e paguan biznesi, që përkthehet në detyrime shtesë, si nga biznesi për të paguar sigurimet shoqërore, por edhe nga punëmarrësi dhe nga punëdhënësi”.
Kritikë pati edhe ndaj njoftimit që qeveria dha për indeksimin e pensioneve.
“Thanë që ka dhe një indeksim për pensionistët për herë të dytë. Por çfarë ndodhi? Në prill u rrit vetëm 3.5% kur inflacioni ishte 6%. Tani a e dini sesa do të marr një pensionist në nivel ditor? Një pensionist do të marr mesatarisht 33 lekë të reja, 330 Lekë të vjetra, në ditë në periudhën shtator-dhjetor. Mesatarisht10,000 Lekë të vjetra në muaj”.
Tabaku i sugjeroi qeverisë që të ndalojë menjëherë të gjithë tenderat që nuk lidhen me krizën. (A2 Televizion)