Rritja e çmimit të patentës, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2023, 11:17 | Aktualitet
Rritja e çmimit të patentës, Autoriteti i Konkurrencës nis

Pas paralajmërimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për rritjen e çmimit të patentave, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet, pas shqetësimeve të shprehura nga qytetarët për këtë çështje.

Autoriteti i Konkurrencës po verifikon marrëveshjen mes përfaqësuesve të autoshkollave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi përcaktimin e kostos minimale fiskale të përgatitjes për drejtues mjeti.

Marrëveshja po verifikohet për mbrojtjen e konkurrencës, pasi sipas Autoritetit, ligji ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e tregut.

Për këtë arsye, Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me qëllim vlerësimin e kufizimeve të mundshme të konkurrencës në tregun përkatës.

I ftuar në “Dita jonë” në A2 CNN për çështjen e rritjes së çmimit të patentave, Blendi Gonxhja, Drejtor i DPSHTRR tha se me këtë vendim, i jepet fund njëherë e mirë të gjitha abuzimeve të kryera ndër vite nga autoshkollat, të cilët ofronin këtë shërbim me çmime “qesharake”.

Kjo, tha Gonxhja, do t’i japë fund invazionit dhe fiktivitetit të frikshëm të krijuar, ku shumë klientë janë bërë vetë palë me abuzuesit për të marrë një patentë kundrejt një çmimi më të ulët, duke mos marrë shërbimin e nevojshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos