Amnistia fiskale, Teliti: S’ka shqiptar që me punë të ndershme të ketë 2 mln euro poshtë jastëkut

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 21:33 | Ekonomi
Amnistia fiskale, Teliti: S’ka shqiptar që me punë të

Dorian Teliti, ekspert për ekonominë, i ftuar në A2 Business, ku u diskutua për projektligjin për amnistinë fiskale, u shpreh se nuk ka shqiptar që me punë të ndershme të ketë 2 milionë euro poshtë jastëkut. Ai tha se në treg do të futen paratë e krimit dhe kjo do të prishë konkurrencën.

A ka sot para që qarkullojnë në tregun shqiptar që nuk janë të ligjëruara? Patjetër që ka. A ka nevojë kjo ekonomi për amnistinë e këtyre parave? Po, ndoshta mund të ketë. A është ky projekt i propozuar nga qeveria që i jep zgjidhje përfundimtare kësaj situate? Jo nuk është. Përkundrazi, hap telashe të reja për ekonominë.

https://a2news.com/2022/07/20/amnistia-fiskale-teliti-ska-shqiptar-qe-me-pune-te-ndershme-te-kete-2-mln-euro-poshte-jastekut/

Në të kaluarën janë bërë vetëm amnisti financiare, nuk kanë qenë amnisti penale dhe këtu është një dallim shumë i madh. Këtu po përdoren si justifikim, pasi ne nuk besoj se emigrantët shqiptarë që kanë punuar me punë të ndershme mund të kenë deri në 2 milionë euro poshtë jastëkut. Ato miliona euro bëhet vetëm në mënyrë duke shkelur ligjin e Shqipërisë apo të vendeve të tjera.

Ajo që është e shkruar në atë draft hap më tepër problematika. Do të prishet konkurrenca, do të fusë në treg para të krimit nga persona që kanë shkelur ligjin me katër këmbë”, u shpreh Teliti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos