Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
26 Tetor 2026, 14:46 | Aktualitet

Një martesë e dështuar dhe mospranimi i divorcit duket se është motivi që 37-vjeçari Besmir Mustaj nga Roskoveci të qëllojë me breshëri arme pranë banesës së ish-bashkëshortes së tij, ku ajo qëndron bashkë me vajzën dhe mbesën e saj.

Në fakt, ka qenë denoncimi i vetë ish-bashkëshortes së 37-vjeçarit që vuri në lëvizje policinë, e cila identifikoi dhe arrestoi Besmirin si personin që ka qëlluar me armë pranë banesës së ish-bashkëshortes. Kjo e fundit, në një prononcim për mediat, tregon momentet e panikut dhe arsyet sipas saj të kësaj ngjarjeje.

22-vjeçarja tregon se edhe më parë ka marrë kërcënime nga ish-bashkëshorti.

Sakaq, policia ka njoftuar se ndaj ish-bashkëshortit të 22-vjeçares ka ngritur akuzat e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos