Rritja e rasteve në Melburn, Australia mbyll kufirin mes shteteve më të populluara

Nga A2 CNN
6 Korrik 2020, 14:50 | Bota
Rritja e rasteve në Melburn, Australia mbyll kufirin mes shteteve më

Kufiri mes dy shteteve më të populluara në Australi, Viktoria dhe Uellsi i Ri jugor do të mbyllet për një periudhë të pacaktuar, pas shpërthimit të rasteve të reja në Melburn.

Kjo është hera e parë që prej gripit spanjoll në vitin 1919 që ndërmerret një masë e tillë. Në kryeqytetin e Viktorias janë shënuar qindra infektime përgjatë dy javëve të fundit, që përbejnë me shumë se 95 përqind e rasteve të reja në të gjithë Australinë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, u raportuan 127 të prekur, numri më i lartë ky që prej shpërthimit të krizës shëndetësore. U shënuan gjithashtu dy viktima, të parat në rang kombëtar në më shumë se 2 javë.

Australia është mes vendeve që e ka menaxhuar më mirë situatën pandemike, me vetëm 8500 raste dhe 106 vdekje nga Covid-19. Por shpërthimi i infektimeve në Melburn ka vene ne alarm autoritetet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos