
Është shënuar sot një tjetër rritje rekord e rasteve të reja me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara. Gjatë 24 orëve janë regjistruar me mbi 277,000 infeksione në një ditë të vetme. Në vendin më të prekur nga pandemia tani ka 20.4 milionë raste dhe rreth 350,000 vdekje.
Infeksionet janë rritur muajt e fundit dhe shkencëtari Anthony Fauci paralajmëroi disa ditë pas Krishtlindjes se pritej më e keqja e pandemisë.
Ndërkohë, programi i vaksinimit në SHBA vazhdon. Janë vaksinuar 4.2 milionë njerëz dhe janë shpërndarë 13 milionë doza.
Presidenti në largim Donald Trump kishte premtuar 20 milionë vaksina deri në fund të vitit 2020. (A2 Televizion)