Karantina e Ronaldo

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 16:56 | Futboll
Karantina e Ronaldo

Cristiano Ronaldo, ylli i futbollit botëror vijon të qëndrojë i izoluar në Torino, në pritje të dy tamponëve negativë nga koronavirusi, për t’u bashkuar sërish me skuadrën e Juventusit.

Për të qetësuar fansat e tij, portugezi ka publikuar një foto nga karantina, në pishinë, teksa tregon muskujt e është i buzëqeshur, pavarësisht se i duhet të qëndrojnë larg futbollit.

“Mos lejo që gjërat që nuk mund të bësh të pengojnë ato që mund të bësh”, shkroi sulmuesi i Juves bashkëngjitur fotos.

Një ditë më parë, ministri italian i Sporteve, Vicenzo Spadafora, lëshoi akuza në drejtim të futbollistit të Juventusit. Sipas ministrit Spadafora, Ronaldo, i cili u infektua gjatë grumbullimit me kombëtaren portugeze, mund të ketë thyer protokollin antiCovid me rikthimin e tij nga Portugalia në Itali. “Po besoj se e ka thyer, pasi nuk ka pasur një autorizim nga autoritetet shëndetësore”, u shpreh Spadafora për Radio Uno.

A2 CNN Livestream

Latest Videos