Dy muaj nga ëmërimi në krye të skuadrës së Dinamos, Francesco Moriero dhe Fabrizio Miccoli, kanë dhënë dorëheqjen. Dy ish-futbollistët e mirënjohur italianë kanë braktisur projektin për ngjitjen e Dinamos në Kategorinë Superiore pasi nuk janë paguar për periudhën e qëndrimit në Shqipëri. Klubi i Dinamos ndërkohë, ka bërë me dije se drejtimin e skuadrës tanimë do ta marrin trajnerë shqiptarë. (A2 Televizion)
“Rrufe në qiell të hapur” te Dinamo, largohen Moriero dhe Miccoli
