Ruçi: Nuk jam penduar për zgjedhjen e Metës si president

Nga A2 CNN
18 Janar 2019, 14:13 | Politikë
Ruçi: Nuk jam penduar për zgjedhjen e Metës si president

I pyetur nga gazetarja e A2Cnn Marsela Karapanço mbi një pendesë politike për votën e dhënë për zgjedhjen e presidentit Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi duket i qartë:  Absolutisht nuk jam bërë pishman, edhe sot e them që Shqipëria nuk kishte luksin të kalonte në atëkohë nga zgjedhje në zgjedhje.

Por shton, "nuk kam pritur që presidenti i republikës të operojë sipas orekseve politike dhe partiake, të asnjë pale".

Për sa i përket rikthimit të ligjeve për Kadastrën dhe Noterinë nga presidenti, Ruci shtoi që sapo ka dhënë “shënimin përkatës që ato të programohen në seancën plenare”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos