Rusët të pamëshirshëm, bombardojnë vendstrehimin e gazetarëve pranë Kievit

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 21:35 | Bota
Rusët të pamëshirshëm, bombardojnë vendstrehimin e

Luftime të ashpra janë raportuar të dielën ne qytetin veri-perëndimor të Kievit, Irpin, pranë bazës strategjike ajrore të Hostomel.

Pamje tronditëse tregojnë qytetarët e dëshpëruar teksa përpiqen të largohen mes bombardimeve që u kanë shkatërruar banesat. Mes tyre edhe një grup gazetarësh, vendstrehimi i të cilëve u bombardua me raketa nga rusët.

Ka raportime se ofensiva ruse po përqendrohet në frontin jugor për të shkëputur daljen e Ukrainës në Detin e Zi.

Presidenti Volodimir Zelenski paralajmëroi se rusët po bëhen gati të godasin Odesën, duke paralajmëruar për atë që e quan krim historik. Ushtria e Moskës po përpiqet gjithashtu të marrë kontrollin e digës së centralit hidroelektrik Kaniv, 150 km larg Kievit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos