U vra në Ukrainë, Putin shpall hero komandantin e batalionit “Sparta”

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 20:40 | Bota

Presidenti i Rusisë, Putin, ka shpallur hero Vladimir Zhogan, udhëheqësin e grupit paramilitar të rebelëve pro rusë, “Sparta”, i cili u vra një ditë më parë në qytetin lindor të Ukrainës Volnovakha.

“Për heroizmin dhe guximin e treguar në kryerjen e detyrës qytetare, i jepet titulli hero i federatës ruse pas vdekjes Vladimir Zhoga”, thuhet në dekretin e Putin.

Zhogu iu bashkua rebelëve të mbështetur nga Rusia në vitin 2014, kur u krijua Batalioni “Sparta”, një milici që e ka mbështetjen e Moskës. Batalioni ka kryer një valë sulmesh vdekjeprurëse kundër trupave ukrainase dhe ka marrë pjesë në luftën e zhvilluar në rajonin e Donbassit, që nga shpërthimi i saj, tetë vjet më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos