Polonia do të dërgojë në Ukrainë avionë të prodhuar në Rusi

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 21:13 | Bota
Polonia do të dërgojë në Ukrainë avionë të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshje me Poloninë për të dërguar në Ukrainë avionë ushtarë, ka thënë këtë të diel Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Sipas CNN, bëhet fjalë për avionë të prodhuar nga Rusia për të cilët ukrainasit nuk do të kishin vështirësi për t’i pilotuar.

“Ne po shqyrtojmë mundësinë e avionëve që ka Polonia për të furnizuar Ukrainën. Nuk mund të jap një afat kohor, por mund të them se po e shqyrtojmë intensivisht këtë çështje”, tha Blinken.

Kjo deklaratë vjen pas thirrjeve të vazhdueshme nga presidenti i Ukrainës Zelensky drejt Perëndimit për të drejtuar avionë. Ndërkohë, pasditen e së dielës, Rusia deklaroi se ka shkatërruar të gjitha forcat ajrore të Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos