Rusia akuza Ukrainës se ka sulmuar një qytet kufitar

Nga A2 CNN
3 Korrik 2022, 20:11 | Bota
Rusia akuza Ukrainës se ka sulmuar një qytet kufitar

Rusia akuzoi të dielën Ukrainën për sulmet me raketa që raportohet se vranë tre persona në qytetin rus të Belgorod, pranë kufirit.

Guvernatori rajonal deklaroi se si pasojë e këtij sulmi dhjetëra ndërtesa banimi u goditën ndërsa u aktivizua dhe mbrojtja ajrore. Sipas Kremlinit ky sulm ishte një përpjekje e qëllimshme e forcave ukrainase për të shënjestruar civilët.

Ukraina hodhi poshtë pretendimin duke thënë se rusët kishin gënjyer për incidente të ngjashme edhe në të kaluarën.

Belgorod, një qytet me 370,000 banorë që shtrihet në veri të Kharkiv, është sulmuar në disa raste që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt.

Zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se mbrojtja ajrore kishte shkatërruar tre raketa balistike ukrainase Tochka-U, por fragmente të njërës prej tyre ranë në një bllok banesash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos