
Rusia ka hedhur poshtë pretendimin e zyrtarëve amerikanë se i kishte kërkuar ndihmë ushtarake Kinës për pushtimin në Ukrainë.
Zëdhënësi Dmitry Peskov thotë se Rusia nuk i ka kërkuar ndihmë ushtarake Kinës dhe se ajo ka "potencial të pavarur për të vazhduar operacionin e saj special në Ukrainë", atë që ajo e quan pushtim.
Ai thotë se planet e Rusisë për operacionin në Ukrainë do të "realizohen plotësisht" dhe në përputhje me planin fillestar.
Ndërkohë aleati i ngushtë i Vladimir Putin ka pranuar se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk po ecën me ritme aq të shpejta sa do të kishte dashur Kremlini, raporton Reuters. (A2 Televizion)