Studimi: Omicron është më rezistent në sipërfaqe se virusi origjinal

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 13:10 | Bota
Studimi: Omicron është më rezistent në sipërfaqe se

Varianti Omicron i koronavirusit i reziston sipërfaqeve më gjatë se virusi origjinal SarsCov2. Kjo  lehtëson transmetimin e infeksionit përmes kontaktit me sipërfaqe ose objekte të tjera, të ashtuquajturat “fomite”. Kjo u mbështet nga një studim i Universitetit të Hong-Kongut, i publikuar në bioRxiv, një platformë në të cilën kërkimet janë vënë në dispozicion përpara se të vlerësohen nga komuniteti shkencor.

Fomitet janë, objekte të pajetë të cilat, pasi kontaminohen ose të ekspozohen ndaj mikroorganizmave patogjenë si viruset, mund të transferojnë një sëmundje infektive.

Studiuesit testuan qëndrueshmërinë e virusit në sipërfaqe të ndryshme të lëmuara dhe poroze. Në të gjitha rastet, Omicron u tregua më rezistent se virusi i Wuhan. Në çelik inox, vetëm 0.09% e grimcave virale të llojit origjinal mbetën aktive dy ditë pas fillimit të eksperimentit, krahasuar me 14.18% të variantit Omicron.

Sipërfaqet plastike, qelqi dhe poroze

Në sipërfaqet poroze kishte pothuajse 2% të grimcave aktive të virusit pas 7 ditësh. Në plastikë, pas dy ditësh mbeti aktiv vetëm 0.14% e virusit origjinal, krahasuar me 8.47% të Omicron; në xham 0.1% e virusit origjinal kundrejt 6.13% të Omicron. Rezultate më pak të dukshme janë vërejtur në sipërfaqet poroze, në të cilat virusi degradohet shumë më shpejt.

"Zbulimi ynë nënkupton që varianti Omicron ka më shumë gjasa të transmetohet përmes fomiteve", shkruajnë studiuesit. “Rekomandohet shumë higjiena e duarve dhe dezinfektimi i shpeshtë i sipërfaqeve në ambiente publike”, përfundon studimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos