Një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi një raketë ruse goditi një rrugë banimi në Kiev. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet ukrainase, cituar nga BBC.
Mbetjet e raketës shkatërruan një autobus, ndërsa një ndërtesë banimi mori flakë në lagjen Kurenivka të kryeqytetit. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës shton se në të nuk kishte asnjë pasagjer ndërsa autobusi u shkatërrua plotësisht.
Fotot e shpërndara nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, tregojnë mbetjet e autobusit të shpërndara nëpër rrugë, ndërsa tymi ngrihet nga ndërtesa e dëmtuar. Kurse gjurmët e raketave kundërajrore shihen lart në qiell, pasi u kapën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës. (A2 Televizion)