Rusia i ndalon hyrjen presidentit të PE, David Sassoli

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 19:08 | Bota
Rusia i ndalon hyrjen presidentit të PE, David Sassoli

Në kundërpërgjigje të masave të vendosura ndaj 6 qytetarëve rusë, Kremlini zyrtar vendosi të sanksionojë presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli dhe 7 zyrtarë të tjerë europianë, duke iu ndaluar hyrjen në vend.

Lajmi u dha nga Ministria e Jashtme ruse dhe u publikua dhe në agjencinë zyrtarë Ria Novosti.

Përveç Sassolit, Rusia i ndaloi hyrjen në vend dhe zv/presidentes së Komisionit Europian, Vera Jourova, përgjegjëse për politikat për vlerat dhe transparencat si dhe Jorg Raupach, shef në zyrën e prokurorit të përgjithshëm në Berlin.

Në njoftim mësohet se personat e tjerë të sanksionuar janë Ivar Abolins, kreu i Këshillit Kombëtar të Masmedias në Leton,  Maris Baltins, drejtor i qendrës linguistike në Letoni, Jacques Maire, anëtar i delegacionit francez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Europianë,  Ana Skot shefe e laboratorit të sigurisë bërthamore në Suedi dhe Ilmar Tomusk, drejtues i departamentit linguistik në Estoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos