Rusia i ofron bashkëpunim AstraZeneca për të rritur efikasitetin e vaksinës së saj

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 21:00 | Bota
Rusia i ofron bashkëpunim AstraZeneca për të rritur efikasitetin

Shkencëtarët rusë që krijuan vaksinën kundër koronavirusit Sputnik V i bënë thirrje gjigantit farmaceutik AstraZeneca të kombinojë vaksinën e tyre kandidate me atë ruse për të arritur në një produkt më efikas kundër virusit.

Rusia deklaron se vaksina e saj Sputnik V është 92% efektive në mbrojtjen e njerëzve nga koronavirusi, ndërkohë që ajo e AstraZeneca ka rezultuar 70% efektive në teste klinike, por që sipas shkencëtarëve rusë mund të arrijë deri në 90%, nëse ndjek këshillën e tyre.

AstraZeneca ka njoftuar më herët që do të ketë gati 200 milionë doza vaksinash, deri në fund të vitit 2020.

Vaksina britanike shihet si një dritë në fund të tunelit nga shumë vende pasi ajo është shumë herë më e lirë në çmim dhe nuk kërkon kushte të veçanta transporti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos