Rusia kërkon të pushtojë Hënën, nis raketën e parë “në anën e errët” pas 47 vitesh

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 07:48 | Bota

Rusia ka lëshuar raketën Soyuz që transporton sondën e re hapësinore në Hënë, duke nisur kështu misionin e saj të parë hënor në 47 vjet.

Raketa me sondën Luna-25 u ngrit në orën 01:10 të mëngjesit nga kozmodromi i Vostochnyj.

Raketa do të arrijë në orbitën hënore brenda pesë ditësh dhe do të qëndrojë atje nga tre deri në shtatë ditë për të zgjedhur vendin e duhur për t'u ulur.

Sipas një burimi të Roscosmos, agjencia pret uljen në Hënë, rreth 21 gushtit. Anija kozmike do të qëndrojë më pas në Hënë për një vit.

“Për herë të parë në histori, ulja do të bëhet në polin jugor hënor. Deri më tani, të gjithë kanë zbritur në zonën ekuatoriale”, tha zyrtari i lartë i Roscosmos Alexander Blokhin në një intervistë.

Presidenti Vladimir Putin është zotuar ta vazhdojë programin hapësinor të Rusisë pavarësisht sanksioneve.

“Ne udhëhiqemi nga ambicia e të parëve tanë për të ecur përpara, pavarësisht vështirësive dhe përpjekjeve të jashtme për të na penguar ta bëjmë këtë”, tha Putin në Kozmodromin Vostochny. (A2 Televizion)

https://youtu.be/0e4gQWoksFE

A2 CNN Livestream

Latest Videos