All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Rusia kritikon Papa Françeskun: Deklaratat e tij të fundit nuk janë të krishtera

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 12:34 | Bota
Rusia kritikon Papa Françeskun: Deklaratat e tij të fundit nuk
All - Paragraf - 1

Rusia ka kritikuar komentet e Papa Françeskut i cili disa ditë më parë tha se grupe të ushtarëve të saj kanë pasur sjellje më të keqe sesa të tjerët, në luftën e nisur në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov i quajti komentet e fundit të Atit të Shenjtë si jo të krishtera dhe të vështira për t’u kuptuar.

All - Paragraf - 3

Gjatë një interviste për gazetën jezuit “America”, Papa tha: “Në përgjithësi, trupat më mizore janë ato që janë në Rusi, por që nuk kanë traditë ruse, siç janë çeçenët, burjatët e të tjerë”.

Sipas Lavrov, deklarata të tilla janë të pakuptueshme.

“Papa Françesku i futi dy popujt nga Federata Ruse në një kategori, sipas të cilës, ju duhet të prisni dhunë dhe masakra. Fjalë të tilla nuk ndihmojnë në promovimin e autoritetit të Selisë së Shenjtë”, tha Lavrov. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos