
Rusia do të lejojë ambasadorin amerikan në Moskë të vizitojë reporterin e burgosur të Wall Street Journal Evan Gershkovich bazuar në "parimin e reciprocitetit ".
Lajmin e bëri të ditur sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.
Ambasadori Lynn Tracy vizitoi Gershkoëitz këtë javë për herë të dytë që kur u arrestua në mars me akuza për spiunazh, të cilat ai, punëdhënësi i tij dhe Uashingtoni i mohojnë.
Stafi i ambasadës ruse u lejua në të njëjtën ditë të vizitonte Vladimir Dunaev, një rus i cili është në ndalim paraprak në Ohio me akuzën e kryerjes së krimeve kibernetike.
Kremlini tha këtë javë se kishte pasur "disa kontakte" me Shtetet e Bashkuara në lidhje me çështjen Gershovitch , por shton se “ato duhet të kryhen dhe të vazhdojnë plotësisht në heshtje". (A2 Televizion)