Rusia merr kontrollin e centralit më të madh bërthamor të Ukrainës

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 08:25 | Bota

Trupat ruse kanë marrë nën kontroll centralin bërthamor të Zaporizhzhia, thonë autoritetet ukrainase.

"Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë", tha një autoritet lokal në mediat sociale, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë, tha ai.

Më herët një zjarr shpërtheu në fabrikën më të madhe në Evropë, pas një sulmi me granatime ruse, ndërsa presidenti Zelensky u bëri thirrje liderëve botërorë të ndalojnë rusët para se kjo të kthehet në fatkeqësi bërthamore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/04/shuhet-zjarri-ne-termocentralin-me-te-madh-berthamor-te-ukraines/?foto=3

A2 CNN Livestream

Latest Videos