Në Lviv të gjithë ndihmojnë me çfarë të munden për ushtrinë e tyre. Në një lokal në qytet, çdo ditë, pronari vendos një tabelë, e cila tregon statistikat në humbje të ushtrisë ruse.
Për Aleksein, një djalë i ri, i cili i është bashkuar rezistencës qytetare, Kievi do të konsiderohet si Stalingradi i Ukrainës.
“Ne bëjmë maska për ushtrinë dhe gjithashtu mbledhim ilaçe për t’ia dërguar ato njerëzve në nevojë. Siç tha dhe presidenti Zelenski, çdokush në Ukrainë këto ditë është luftëtar. Mendoj se Kievi mund të mbrohet dhe mund të kthehet në një Stalingrad për rusët”, shprehet Aleksei.
Tregon Aleksei, një i ri ukrainas
Në qytet të gjithë mundohen të mbajnë moralin lart, por në zona të ndryshme të Lvivit bizneset kanë ndryshuar destinacionet e tyre.

Në pamje të parë mund të duken si biznes i përpunimit të pijeve alkoolike, por në të vërtetë është një fabrikë e prodhimit të molotovëve, që i dërgohen civilëve në qytete të ndryshme të Ukrainës.
“Nuk është dhe aq e vështirë. Si fillim mbushim shishet me një përzierje benzine dhe vaji makine. 2/3 me benzinë dhe 1/3 me vaj makine. I miksojmë dhe i hedhim në shishe, duke lënë pak hapësirë. Më pas vendosim një copë në krye, të cilën duhet ta puthitim fort. I izolojmë dhe i dërgojmë për në zonat që kanë nevojë për to”.
Në këtë fabrikë prodhohet dhe një tjetër lloj molotovi, me alumin të shkrirë. “Është lëng alumini, ka temperaturë më të lartë kur digjet dhe gjithashtu zgjatmë shumë”, tregon Mikolai.

Në përfundim, 30 mijë kokteile molotovi që i dërgohen ushtrisë. Por fabrika nuk prodhon vetëm lëndë plasëse. Aty prodhohet edhe shufrat e hekurit për çarjen e gomave të automjeteve.
“Këtu është baza e prodhimit të mobiljeve. Ka njerëz që s’kanë ku të flenë kështu që bëjmë krevate. Ka shumë njerëz që rrinë në stacion të trenit, që s’kanë ku të flenë dhe kjo është arsyeja e funksionimit të kësaj baze”.
Tregon një i ri ukrainas.

Karina tregon se sa e pabesueshme dhe shokuese është ajo që po ndodh.
“Kjo është e tmerrshme, kjo është e tmerrshme. Se besoj që po ndodh vërtetë. Rusët janë agresorë, po vrasin familjet tona, po vrasin fëmijë. Nuk zgjedhin se kë vrasin. Fillimisht thanë që do vijnë këtu për të sjellë paqen dhe për të na shpëtuar. Por, për të na shpëtuar nga çfarë? Ne ishim shumë të lumtur, me njërëzit tonë, me qeverinë tonë. Gjithsesi jemi shumë të bashkuar”.
Tregon Karina
Një tjetër vullnetare nga Krimea, ndonëse ruse, tregon se si propaganda e vendit të saj po ndan dhe familjet. “Mamaja ime jeton në Krime. Nuk flas me të dhe as ajo me ne fëmijët. Ne kemi ardhur në perëndim sepse e ndiejmë veten ukrainas dhe nuk e kuptojmë politikën e Putinit.

Një profesor i universitetit ka lënë auditoret për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë.
“Jam profesor në universitetin politeknik të Lvivit. E pashë të nevojshme ardhjen këtu në përpunimin e metalit, që t’i shërbej e t’i vij në ndihmë ushtarëve tanë".
Prej më shumë se 6 ditësh Ukraina vijon ti rezistojë bombardimeve ruse, të cilat kanë bërë që më shumë se 800 mijë persona të largohen nga vendi. Ndihmat vijnë nga kudo, ndërsa të rinjtë gjejnë çdo mënyrë për t’i qenë afër ushtrisë. (A2 Televizion)