Rusia në krah të Venezuelës, dërgon një tjetër avion ushtarak

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 12:26 | Bota
Rusia në krah të Venezuelës, dërgon një tjetër

Një avion tjetër ushtarak me flamur rus është ulur të hënën në aeroportin ndërkombëtar “Simon Bolivar” të Karakasit raportojnë dëshmitarët dhe një website që ndjek lëvizjet e avionëve.

Tre muaj më parë një avion ushtarak rus u ul në Venezuelë dhe shkaktoi një luftë fjalësh mes Uashingtonit dhe Moskës.

Avioni rus që u ul në muajin mars në Karakas transportonte 100 trupa ushtarake duke bërë SHBA të akuzonte Rusinë për përshkallëzim të situatës në vendin e Amerikës së Jugut.

Avioni i ulur së fundmi në aeroportin kryesor të vendit është një Ilyushin 62  me numër RA-86496 që sipas Flightradar është regjistruar si një mjet ajror i Forcave Ajrore Ruse.

Presidenti i SHBA, Donald Trump në mars urdhëroi Rusinë që të tërhiqte të gjitha trupat nga Venezuela, ndërkohë që Kremlini zyrtar u përgjigj se ata ishin thjesht specialistë për kontratat e shitjes së armëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos