Rusia përgënjeshtron sulmin që e dënuan të gjithë: Shtatzëna e maternitetit, një modele

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 17:07 | Bota

Ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar një foto në llogarinë e vet në Twitter ku, sipas saj, vajza shtatzënë që fotografohet në shkallët e maternitetit të Mariupolit të shkatërruar nga bombat, në fakt është aktore dhe modele.

“Është vërtet blogerja ukrainase Marianna Podgurskaya. Ajo luajti rolin e dy grave shtatzëna në fotografi. Dhe fotot e para nga aty u realizuan nga propagandistja Evgeniy Maloletka, jo nga skuadra e shpëtimit, siç duhet të ishte”, thotë ambasada.

https://twitter.com/RussianEmbassy/status/1501916418245279746

Fotot e vajzës shtatzënë që largohet nga spitali i bombarduar u përhapën me shpejtësi në rrjet dhe Rusia u dënua ndërkombëtarisht për sulmin. Por Moska i mohon akuzat dhe madje thotë se ukrainasit kishin ngritur aty sisteme luftarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos