“Rusia po bën gjenocid”

Nga A2 CNN
20 Mars 2022, 11:15 | Bota
“Rusia po bën gjenocid”

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna, ka akuzuar Rusinë se po bën gjenocid gjatë pushtimit të Ukrainës.

Duke folur për “Sky”, Stefanishyna tha se është “e bindur plotësisht” që Rusia ka kryer akte gjenocidi dhe akuzoi Vladimir Putinin duke thënë se ai është “kriminel lufte”.

“Civilët e vrarë gjatë pushtimit rus janë shumë më shumë sesa ushtarët ukrainas të vrarë. Gratë janë përdhunuar dhe më pas janë vrarë”, tha Stefanishyna.

“Deri tani, kemi 2000 raste ndaj të trupave ruse që do të ndiqen penalisht”, shtoi zv/kryeministrja.

Në lidhje me negociatat e paqes, Olha Stefanishyna theksoi se Ukraina nuk do të pranojë marrëveshje nëse preken territoret e saj: “Toka jonë është vijë e kuqe për ne”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/20/mariupol-rusia-bombardon-shkollen-ku-strehoheshin-400-persona/

A2 CNN Livestream

Latest Videos