Rusia: Raketa ukrainase godet në territor rus, shkatërron depon e armëve

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 09:38 | Bota

Autoritetet ruse kanë pohuar një ngjarje të pazakontë, në rrjedhën e agresionit të Moskës ndaj Ukrainës.  

Sipas agjencisë TASS, e konfirmuar nga guvernatori i rajonit të Belgorod Vyacheslav Gladkov, një raketë ukrainase ka goditur një depo armësh në afërsi të këtij qyteti rus që ndodhet pranë kufirit.

Sipas burimeve, depoja është shkatërruar nga një raketë balistike OTR-21 Toshka, në pronësi të ushtrisë ukrainase, ndërkohë që depoja ndodhej në fshatin e Krasny Oktabyr.

Sulmi, sipas rusëve, ka ndodhur gjatë natës, dhe shpërthimet që kanë ardhur si pasojë janë parë qartësisht nga rreth 350 mijë banorët e qytetit Belgorod.

Një raketë balistike OTR-21 Toshka

Ministria e Brendshme ukrainase ende nuk ka komentuar lajmin, por as nuk e ka përgënjeshtruar. Një kundërsulm i Kievit në territorin rus kishte ndodhur vetëm njëherë më parë gjatë konfliktit, në ditët e para kur ishte goditur baza ajrore e Millerovos.

https://a2news.com/2022/03/30/shperthime-ne-afersi-te-kievit-forcat-ukrainase-rusia-vazhdon-aktet-e-paligjshme/

Koincidenca me lajmin se pas bisedimeve në Stamboll forcat ruse po tërhiqen nga zona e Kievit, si sinjal hapjeje, bën të mendojnë disa analistë se lajmi mund të jetë edhe një diversion i Kremlinit, për të treguar se Ukraina nuk ka në interes paqen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos