
Task Forca kombëtare e koronavirusit deklaroi se 34 mijë e 303 infeksione të reja u regjistruan një ditë më parë, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë, krahasuar me 20,174 të raportuara më 19 shtator.
Po kështu vendi ka tejkaluar mbi 1 mijë vdekje në 24 orë, me 1.002 të regjistruara të premten, ndërsa sot u raportuan 999 viktima nga koronavirusi.
Edhe pse autoritetet ruse janë përpjekur të nxisin vaksinimet, më pak se një e treta e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.
Por Kremlini nuk i është drejtuar një bllokimi kombëtar në përpjekje për të ruajtur ekonominë, duke deleguar përgjegjësinë për kufizimet e koronavirusit tek autoritetet lokale.
Në shumë qytete të mëdha, bizneset mbeten të hapura dhe jeta e përditshme vazhdon si zakonisht.
Ndërsa zonat më të zhvilluara dhe të urbanizuara të vendit janë më të prekura nga epidemia, madje edhe rajoni i vogël i populluar siberian i Sakha dhe Chukotka në ekstremin verilindor kanë shkallë të lartë rastesh.
Grupi i punës i koronavirusit në vend ka raportuar zyrtarisht rreth 7.99 milionë raste të konfirmuara dhe 223.312 vdekje për shkak të virusit. (A2 Televizion)