‘’Rusia të ndalë luftën’’, Guterres: Bisedime të sinqerta me Lavrov

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 17:28 | Bota
‘’Rusia të ndalë luftën’’, Guterres:

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres bëri thirrje për armëpushim në Ukrainë, gjatë vizitës në Moskë ku do të takohet me presidentin Vladimir Putin. Guterres zhvilloi bisedime të sinqerta, siç tha, me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov, por këmbëngul se po e viziton Moskën si lajmëtar i paqes.

Lavrov i tha shefit të OKB se Rusia dëshiron zgjidhje diplomatike të konfliktit, por Ukraina sipas tij nuk është e interesuar për negociatat.

Ministri i Jashtëm përsëriti qëndrimin se furnizimet me armë nga perëndimi do të vështirësojnë mbylljen pozitive të negociatave.  Bisedimet mes Putin dhe Guterres thuhet se do të fokusohen tek qyteti i rrethuar i Mariupolit, ku pavarësisht se kanë shpallur fitoren forcat ruse kanë dështuar të marrin kontrollin e uzinës së çelikut, Azovstal.

Ukraina i ka kërkuar Guterres të garantojë hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve të strehuar në impiantin metalurgjik.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos