All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rusia tërhiqet nga Traktati i Qiejve të Hapur, Putin firmos ligjin

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 10:48 | Bota
Rusia tërhiqet nga Traktati i Qiejve të Hapur, Putin firmos ligjin
All - Paragraf - 1

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin për tërheqjen zyrtare të Rusisë nga Traktati i Qiejve të Hapur, një pakt që lejon fluturime të mbikëqyrjes së paarmatosur mbi vendet anëtare.

Dokumenti është publikuar në portalin zyrtar të informacionit juridik. Lajmi raportohet nga mediat ruse.

All - Paragraf - 3

Më 19 maj, dhoma e ulët e parlamentit rus miratoi njëzëri ligjin. Dhoma e sipërme e ndoqi shembullin më 2 qershor, kur miratoi unanimisht vendimin.

Rusia ka thënë se një vendim i SHBA-së për të mos u ribashkuar me paktin e Qiejve të Hapur ishte një "gabim politik", ndërsa Moska dhe Uashingtoni po përgatiten për një samit midis presidentëve të vendeve këtë muaj. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos