Rusia tregon qëllimin e saj kryesor në Ukrainë

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 12:34 | Bota
Rusia tregon qëllimin e saj kryesor në Ukrainë

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se “qëllimi kryesor” i Rusisë në Ukrainë tani është “çlirimi” i rajonit të Donbasit.

Ministri u shpreh për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, Interfax, se qëllimet janë përmbushur dhe tashmë ka ngelur vetëm diçka e fundit.

“Qëllimet kryesore të fazës së parë të operacionit janë përmbushur. Potenciali luftarak i Forcave të Armatosura të Ukrainës është ulur ndjeshëm, gjë që bën të mundur që fokusi ynë kryesor tashmë të jetë çlirimi i Donbasit”, deklaroi Shoigu.

Më tej, Shoigu theksoi se forcat ajrore ukrainase dhe ato mbrojtëse “pothuajse janë shkatërruar” dhe se Rusia tashmë ka nën kontroll hapësirën ajrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos