Rusia ka vendosur përfundimisht të jetë një faktor i përhershëm në Mesdhe, jo vetëm politikisht, por tashmë edhe gjeografikisht. Prej vitesh, veçanërisht pas vitit 2015, ekziston një prani e saj ushtarake në Siri, që ka rezultuar vendimtare në mbajtjen e pushtetit të presidentit Bashar Assad.
Por tani, me një vendim të paprecedentë nga Lufta e Dytë Botërore, Moska ka vendosur të japë një sinjal të fortë duke transferuar bombardues me kapacitet bërthamor jashtë kufijve rusë.
Tre bombardues bërthamor Tupolev Tu-22M3 kanë mbërritur në bazën ruse të Hemeimeem në Siri Transferimi i bombarduesve me kapacitet bërthamor jashtë kufijve rusë, i paprecedent nga Lufta e Dytë Botërore Prej vitesh, veçanërisht pas vitit 2015, ekziston një prani e saj ushtarake në Siri Prania ruse ka rezultuar vendimtare në mbajtjen e pushtetit të presidentit Bashar Assad Sipas vetë Ministrisë së Mbrojtjes ruse, mjetet do të kenë si synim “një seri misionesh trajnuese në Mesdhe” Baza ruse në Siri në fakt po modernizohet vrullshëm, me pistat dhe infrastrukturën që po zmadhohen për të pranuar mjetet gjigante Tupolev Tu-22M3 Tupolev Tu-22M3
Tre bombardues bërthamor Tupolev Tu-22M3, me kapacitet deri në 5 mijë kilometra kanë mbërritur në bazën ruse të Hemeimeem, në provincën e Latakiës. Sipas vetë Ministrisë së Mbrojtjes ruse, mjetet do të kenë si synim “një seri misionesh trajnuese në Mesdhe”. Por qëndrimi i tyre në Siri nuk duket aspak i përkohshëm.
Baza ruse në Siri në fakt po modernizohet vrullshëm, me pistat dhe infrastrukturën që po zmadhohen për të pranuar mjetet gjigante dhe të kushtueshme. (A2 Televizion)