SPAK ka zbardhur të plotë skemën e korrupsionit që çoi në pranga Sekretaren e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë, Joana Duro. Bëhet fjalë për një ryshfet në vlerën e 330 mijë lekëve të dhëna nga administratori i një kompanie, në mënyrë që Duro të ndërhynte për t’i dhënë kësaj firme në mënyrë të paligjshme një tender. (A2 Televizion)
Zbardhet skema si u arrestua Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë, Joana Duro
